Ballina Kronika Sende të paligjshme/ Pjesë e rrjetit të shpërndarjes së kokainës, arrestohen në...

Sende të paligjshme/ Pjesë e rrjetit të shpërndarjes së kokainës, arrestohen në Dimal motër dhe vëlla

22
0

Vëlla dhe motër kapen në shitje të lëndëve narkotike në qytetin e Beratit. Policia vendore bëri sot me dije se ka finalizuar operacionin e koduar “Dimal 2”, duke vënë në pranga 2 anëtarët e familjes, ndërsa sekuestroi një sasi kokaine e ndarë në doza, gati për shitje, 1 peshore elektronike, shuma parash, 1 automjet dhe 1 celular.

Të arrestuarit janë Françesko dhe Françeska Topi, të dy 21-vjeçarë.

“Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një rast të shitjes së drogave të forta, në doza, në Dimal, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale, finalizuan operacionin e koduar “Dimal 2”. Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit F. T., 21 vjeç dhe F. T., 21 vjeçe, vëlla e motër, të dy banues në qytetin e Dimalit, pasi dyshohet se shitnin doza kokaine në këtë qytet”, bëri me dije policia vendore.

Sendet e paligjshme u gjetën gjatë kontrollit në automjetin që ata përdornin për shpërndarjen e drogës. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.