Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka shpallur tenderin për blerjen e 15 mijë tonëve karburant, që do të shërbejë për prodhimin e energjisë nga 2 TEC-et lundruese në Vlorë. Tenderi do të zhvillohet në datën 15 shtator dhe sipas specifikimeve në dokumentat e publikuara nga KESH, kërkohet që karburanti të jetë i llojit HFO, me përmbajtje të squfurit jo më të madhe se 0.5%.
Ndërkaq, pas marrjes së ofertave nga kompanitë e interesuara KESH synon të nënshkruajë kontratën, ndërsa dorëzimi i lëndës djegëse do të bëhet në terminalin e Petrolifera Italo – Shqiptare.
Këtë vit dy tremocentralet lundruese të ankoruar në Gjirin e Vlorës kanë punuar në mënyrë të vazhdueshme duke prodhuar sasi të konsiderueshme energjie, teksa vendi po përballet me një situatë të vështirë hidrike për shkak të thatësirës së gjatë, e cila e ka çuar rezervën energjetike në minimumet historike.
TEC-et lundrues u pozicionuan në Portin e Triportit në shtator të vitit 2022, pas një procedure të ndërmarrë në kuadër të krizës energjetike, por për më shumë se 2 vjet e gjysmë ato nuk prodhuan asnjë kilovat orë energji.