Efektivët e Komisariatit Nr.2 të Policisë së Tiranës ndaluan me iniciativë me një 31-vjeçar nën dyshimet për mashtrim.
Sipas policisë, 31-vjeçari T.S. dyshohet se i ka marrë qytetarit Q.Q. pjesë këmbimi me vlerë 8 mijë euro duke e mashtruar. Po kështu, i ka marrë një dyqani 84 litra vaj duke iu prezantuar si punonjës i një kompanie transporti.
Njoftimi i Policisë Tiranë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan me iniciativë shtetasin T. S., 31 vjeç, pasi në anë të mashtrimit i ka marrë rreth 8000 euro mallra pjesë këmbimi shtetasit Q. Q. Gjithashtu, i ka marrë një subjekti tregtar 84 litra vaj, duke iu prezantuar si punonjës i një kompanie transporti.