Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia dhe karabinierët italianë në dy aksione të veçuara në Spoleto dhe Fano, ndërsa janë sekuestruar rreth 90 doza kokainë dhe valutë cash.
Në aksionin e parë, karabinierët e Spoleto arrestuan në flagrancë një 23-vjeçar shqiptar pa adresë të fiksuar për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen.
I riu u ndalua gjatë një kontrolli rrugor ndërsa drejtonte një automjet. Kontrolli pasues çoi në zbulimin e afërsisht 20 gramëve kokainë, të ndarë tashmë në 37 doza të vulosura. Gjithashtu u gjetën 780 euro cash, që u sekuestruan. Ndaj të riut u ndërmor masa e gjykimit të shpejtë dhe dëbimit nga rajoni i Umbrias.
Kurse në Fano u ndalua një 22-vjeçar shqiptar, i arrestuar edhe disa javë më parë për të njëjtin krim. Stacioni i policisë, i drejtuar nga Stefano Seretti, u thirr nga tregtarët në Via Gabrielli, të cilët dyshuan për lëvizjet e tij.
Oficerët e ndaluan atë në Via Papiria dhe e gjetën me 14 doza kokaine. 37 të tjera u zbuluan në motelin ‘B&B’ (Bed and Breakfast/Shtrat dhe Mëngjes), ku ai po qëndronte, informon media italiane.
U sekuestruan gjithsej 51 pako dhe 500 euro në para të gatshme. I riu, i cili erdhi në Itali me qëllim shitjen e drogës, iu ndalua nga gjykata që të jetonte në rajonin e Markes.