Ballina Kronika Vlejnë 26.5 milionë euro, të dënuarit për vrasje e drogë i sekuestrojnë...

Vlejnë 26.5 milionë euro, të dënuarit për vrasje e drogë i sekuestrojnë vilat në bregdet dhe makinat luksoze (EMRI)

50
0

Policia e Tiranës ka zbatur urdhrin e gjykatës për të vendosur nën sekuestro pasurinë e 45-vjeçarit Kristian Koni, i cili rezulton i dënuar për vepra të rënda penale.

Sipas Bluve të kryeqytetit në kuadër të operacionit “Fortesa” janë sekuestruar pasuri me vlerë 26 milionë e 500 mijë euro, përkatësisht disa vila në bregdet dhe në Tiranë, llogari të shumta bankare dhe automjete.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në kuadër të një procedimi penal të drejtuar nga Prokuroria e Tiranës, ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Tiranës, për sekuestrimin e pasurive në pronësi të shtetasit K. K., alias O. M., 45 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Pasuritë e sekuestruara janë konkretisht: 19 prona, 2 automjete dhe 20 llogari bankare, të regjistruara në emër të 45-vjeçarit ose të familjarëve të tij, me vlerë tregu rreth 26 milionë e 500 mijë euro”, informon policia.

Sakaq, bëhet me dije se vijon ende puna për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që dyshohet se kanë burim nga veprimtaritë kriminale të këtij shtetasi.