Kryetari i grupit të këshilltarëve të opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti, ka njoftuar se Këshilli Europian ka afruar me një vit misionin monitorues në vendin tonë, duke marrë shkas dhe nga dorëheqjet masive në bashkitë e vendit, pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama.
Alimehmeti thekson se qeveria ka bërë ndërhyrje antiligjore dhe antikushtetuese te pushteti vendor, duke dertyruar punonjësit të jepnin dorëheqje.
“Hap pas hapi, e drejta do të vijë në vend me punë, mund dhe djersë!”, shkruan ai.
REAGIMI:
Në përgjigje të ndërhyrjeve antikushtetuese, antiligjore dhe kundër Kartës Europiane të pushtetit lokal nga ana e qeverisë, pas përpjekjeve dhe takimeve të shumta me diplomatë dhe partnerë ndërkombëtarë Këshilli i Europës (Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale) vendosi afrimin me një vit të datës së monitorimit të implementimit të Kartës Europiane në Shqipëri në vjeshtën e këtij viti, ndërkohë që ishte parashikuar për vitin 2026.
Hap pas hapi, e drejta do të vijë në vend me punë, mund dhe djersë!
Kokën lart dhe fundjavë të mbarë miq!