Ballina Aktualitet Stuhia ndërpret energjinë në disa zona të Durrësit, pa drita Gjiri i...

Stuhia ndërpret energjinë në disa zona të Durrësit, pa drita Gjiri i Lalzit, Hamallaj dhe Xhafzotaj

57
0

Stuhia e fuqishme që ka përfshirë vendin tonë ditën e sotme ka shkaktuar probleme të mëdha me furnizimin me energji elektrike. Si pasojë e kushteve të këqija atmosferike, disa zona në Durrës, përfshirë Gjirin e Lalzit, Hamallaj, Manzën dhe Xhafzotajn, janë lënë pa energji elektrike.

Burime zyrtare kanë bërë me dije se shkaku kryesor i ndërprerjes është dëmtimi i linjës kryesore të furnizimit me energji 110 kW që kalon nëpër Durrës.

Aktualisht, ekipet e OSHEE po punojnë intensivisht për riparimin e dëmeve dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike në zonat e prekura.