Ballina Kuriozitete Biologët në SHBA po testojnë “armën” më të fundit kundër ujqërve –...

Biologët në SHBA po testojnë “armën” më të fundit kundër ujqërve – një këngë që i bën ata të largohen menjëherë

18
0

Biologët në kufirin mes Kalifornisë dhe Oregonit po përdorin drone për të trembur ujqërit larg bagëtive.

Në vend të metodave tradicionale, ata kanë ngarkuar dronet me muzikë si “Thunderstruck” nga AC/DC, skena filmash dhe zëra njerëzorë që shpërndahen me altoparlantë.

Eksperimenti ka treguar se ujqërit ndalen në gjueti kur dëgjojnë këto tinguj, duke mbrojtur kështu lopët dhe delet.

Sipas USDA, teknika e re mund të ulë ndjeshëm “konfliktet” mes blegtorëve dhe grabitqarëve.

Deri tani, dronet kanë pasur sukses në ndërprerjen e sulmeve, por mbetet e paqartë nëse ujqërit do të mësohen me to me kalimin e kohës.

Ekspertët shpresojnë se kjo zgjidhje kreative do të lehtësojë “bashkëjetesën midis njerëzve dhe ujqërve”.