Ballina Kronika Ishte dënuar me 5 vjet burg për vjedhje me dhunë, arrestohet në...

Ishte dënuar me 5 vjet burg për vjedhje me dhunë, arrestohet në Budapest 45 vjeçari shqiptar me 2 mbiemra

27
0

Një operacion ndërkonbëtar u zhvillua nga Interpol Tirana në bashkëpunim me policinë hungareze, për kapjen në Budapest dhe arrestimin e një shtetasi shqiptar i dënuar më parë me 5 vjet burg, për vjedhje me dhunë.

Policia e Shtetit njofton se në prnaga ka rënë Auron Hajdini alias Auron Hysaj, 45 vjeç.

Falë informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe i shkëmbimit të tij me Policinë hungareze, nëpërmjet Interpol Tiranës, u bë i mundur arrestimi në Budapest, me qëllim ekstradimi në Shqipëri, i shtetasit shqiptar Auron Hajdini alias Auron Hysaj, 45 vjeç.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e datë 21.02.2024, e ka dënuar me 5 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 2 vjet, 11 muaj e 16 ditë.

Në vitin 2013, ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka dhunuar rojën e një pusi nafte dhe i kanë marrë një sasi nafte, një automjet, një armë gjahu, një celular dhe disa dokumente.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet hungareze, vijon punën për finalizimin e procedurave të ekstradimit të 45-vjeçarit, në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e policisë.