Ballina Bota Manjati vdiq nga një… bletë! Gruaja dhe nëna e tij në ‘luftë’...

Manjati vdiq nga një… bletë! Gruaja dhe nëna e tij në ‘luftë’ për pasurinë marramendëse

29
0

Pas vdekjes së papritur të miliarderit indian dhe mikut të Princit William, Sunjay Kapur, pasuria e tij gjigante me vlerë 2.7 miliardë paund është bërë objekt i një beteje të ashpër mes familjarëve.

Kapur, 53 vjeç, humbi jetën më 12 qershor gjatë një ndeshjeje në Guards Polo Club në Windsor. Ai besohet se u pickua nga një bletë në gojë, duke shkaktuar një reaksion alergjik që çoi në atak kardiak fatal.

Biznesmeni ishte trashëgimtar i Sona Comstar, një nga kompanitë më prestigjioze të pjesëve të makinave në Indi, themeluar nga babai i tij. Pas vdekjes së tij, kontrolli i kompanisë ka sjellë përplasje të mëdha mes së vejës dhe familjes së tij të ngushtë.

Priya Sachdev, bashkëshortja e tretë e Kapur, aktualisht është në konflikt të hapur me nënën e tij 80-vjeçare, Rani Kapur, e cila mbështetet nga dy vajzat, Mandhira Kapur Smith dhe Superna Kapur Motwane.

Rani Kapur, ish-presidente e kompanisë, pretendon se u detyrua të dorëhiqej nga drejtimi i biznesit vetëm disa ditë pas vdekjes së të birit.

Në një letër dërguar bordit më 24 korrik, ajo ngriti gjithashtu dyshime mbi rrethanat e vdekjes së Sunjay Kapur dhe akuzoi drejtuesit e kompanisë se po përfitonin nga dhimbja e familjes për të marrë kontrollin e Sona Comstar.

Një ditë pas kësaj letre, më 25 korrik, Priya Sachdev u emërua drejtor jo-ekzekutiv në mbledhjen e përgjithshme vjetore të kompanisë.

Ndërsa e veja nuk ka reaguar publikisht ndaj akuzave, zyra e saj publikoi raportin e mjekut ligjor, i cili konfirmon se Sunjay Kapur vdiq nga shkaqe natyrore – duke hedhur poshtë dyshimet e ngritura nga nëna e tij.