Ballina Lifestyle Stuhia i prish koncertin Anna Vissi-t, momenti kur shembet skena muzikore

Stuhia i prish koncertin Anna Vissi-t, momenti kur shembet skena muzikore

14
0

Skena gjigante që ishte përgatitur për koncertin e Anna Vissi-t, Antonis Remos dhe Christos Mastoras me Melisses, në Janinë, u shkatërrua nga era e fortë që përshkoi zonën buzë liqenit.

Pak pas orës pesë të pasdites, skena në Sheshin Mavili, me ndriçimin e saj të veçantë dhe të gjitha pajisjet, u rrëmbye nga era e fortë.

Për fat të mirë, nuk pati të lënduar pasi teknikët po punonin në detajet e fundit në atë kohë.

Ambulancat dhe policia mbërritën në vendngjarje. Ambulancat nuk kishin nevojë të jepnin ndihmën e shpejtë ose të transportonin njerëz, ndërsa oficerët e policisë u kujdesën për largimin e personave që kishin filluar të grumbulloheshin në zonën buzë liqenit.