Bruce Willis u diagnostikua me afazi në vitin 2022, një çrregullim që ndikon në aftësinë për të folur dhe kuptuar gjuhën.
Më pas, në 2023, familja konfirmoi se ai ka demencë frontotemporale (FTD), një çrregullim neurodegjenerativ që prek lobet frontalë dhe temporalë të trurit, duke ndikuar veçanërisht në gjuhë, komunikim dhe sjellje.
Aktualisht, për shkak të ndryshimeve të mëtejshme dhe nevojave në rritje për kujdes, Bruce Willis po jeton në një shtëpi të veçantë, njëkatëshe, e cila është më e qetë, e sigurt dhe e përshtatur për situatën e tij.
Në këtë ambient, ai ka një ekip kujdestar 24-orësh, ndërkohë që familja e tij, mbi të gjitha bashkëshortja Emma dhe dy vajzat e vogla, e vizitojnë rregullisht.
Emma Heming Willis e përshkruan këtë vendim si “një nga më të vështirët”, por një nga prioritetet më të rëndësishme ishte mirëqenia e vajzave, që të kenë një ambient të përshtatshëm dhe të sigurt për t’u rritur.
Fizikisht, Bruce mbetet aktiv dhe në gjendje të qëndrueshme, një fakt që Emma e quan me rëndësi të madhe. Por komunikimi, megjithatë, është një sfidë e vazhdueshme.
“Truri po më tradhton”,- ka thënë Emma, duke përshkruar humbje të aftësisë për të folur dhe për të kuptuar. Të afërmit kanë zhvilluar mënyra të reja komunikimi, për t’i mbajtur të lidhur me Bruce në momente të rëndësishme emocionale.
Ka edhe momente të sjelljes së natyrshme; një buzëqeshje, një shikim, ose një të qeshur karakteristike, që familja i konsideron të vyera.
Por pas publikimit të gjendjes së tij, Emma është përballur me kritika për zgjedhjen e vendbanimit dhe stilit të kujdesit.
Në një video në Instagram dhe në një transmetim të ri për ABC News, ajo u kundërpërgjigj duke theksuar se vetëm ata që kanë përvojë të afërt me kujdesin ndaj dikujt me FTD mund të kuptojnë kompleksitetin e këtij udhëtimi të dhimbshëm.
“Opinionet janë shumë të zhurmshme, por pa përvojë, askush nuk ka të drejtë të flasë në këtë moment”,- tha ajo.
Ajo ka folur hapur për fushën e ndarë mes atyre që japin opinione dhe atyre që kanë përvojë reale të kujdesit. “Opinione ka shumë, por shumica nuk kanë përvojën që t’i mbështesin ato”, shtoi ajo.
Emma po punon gjithashtu për të ndihmuar të tjerët që përballen me sfida të ngjashme, përmes librit të saj të ardhshëm “The Unexpected Journey: Finding Strength, Hope, and Yourself on the Caregiving Path”, që do të publikohet më 9 shtator 2025.