Ballina Bota Tërmeti katastrofik në Afganistan, shkon në mbi 600 numri i viktimave

Tërmeti katastrofik në Afganistan, shkon në mbi 600 numri i viktimave

6
0

Afganistani u godit nga një tërmet i fortë duke shkaktuar qindra viktima. Deri më tani sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, të paktën 622 persona kanë humbur jetën.

Tërmeti ishte me magnitudë 6, ndërsa dëmet janë shkatërrimtare. Rreth 6 fshatra thuasje u rrafshuan.

Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme të Talibanëve, Abdul Matin Qani tha se vendi po përballet me një situatë të vështirë.

Ekipet e shpëtimit janë angazhuar menjëherë për t’i ardhur në ndihmë të lënduarve dhe për të shpëtuar personat e bllokuar nën rrënoja.