Ballina Kulturë 90 vjetori lindjes/ Anastas Kostandini: Maks Velo i zhgënjyer nga kolegët

90 vjetori lindjes/ Anastas Kostandini: Maks Velo i zhgënjyer nga kolegët

26
0

Në 90-të vjetorin e lindjes së artistit Maks Velo, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizoi një aktivitet kushtuar figurës së tij. Në aktivitet merrnin pjesë figura të rëndësishme të pikturës e mendimit shqip si Muntaz Dhrami, Anastas Kostandini, Abaz Hado, Kujtim Cashku, Ilir Voci, Ben Andoni, etj.

Drejtoresha e QKLL-së tha se Velo është një artist që na kujton nevojën për ta parë kulturën si një mjet zhvillimi, por dhe progresi për debatin publik. Koloreto Cukali foli për ndershmërinë e Velos si një intelektual model në raportin e tij me historinë dhe vendin. Ndërsa Anastas Kostandini, piktori kujtoi kohët e kaluara me të në Pogradec. “Sa herë udhëtonte drejt Korcës ai ndalonte tek unë në Pogradec.

Bisedat me të ishin intime të vyera. Drama më e madhe e tij që nuk mund ta suportonte dot është që të tjerët artistët profesionistë që kanë studiuar në Akademinë e Arteve dhe që ishin diplomuar të tillë, edhe kasta e atyre që qeverisnin artet, nuk e njihnin atë si artistë ose e përbuzte. Është shumë e vërtetë, kjo ishte një dhimbje më e madhe se vetë burgu.

Madje, edhe kur bëri ekspozitën e parafundit të tij, ishte i dëshpëruar se nuk kishte reagime ndaj artit, ndaj jetës së tij, ndaj personalitetit të tij. ‘Të thonë çfarë të duan, mjaft të thonë diçka për mua’. Ai e deshte një gjë të tillë. Unë kam shkruar për të në mënyrë modeste. Unë kam analizuar sipas mënyrës sime, artin e tij”, u shpreh Kostandini.