Aktorja Chloë Moretz i ka dhënë fund beqarisë, duke u martuar me modelen Kate Harrison pas shtatë vjetësh lidhje.
Sipas Vogue, Moretz veshi një fustan mahnitës në ngjyrë blu të çelët, i kombinuar me doreza të gjata të së njëjtës ngjyrë nga Louis Vuitton, ndërsa Harrison ishte po ashtu në përputhje me atmosferën romantike, e veshur me të bardha.
“Një pjesë e madhe e dasmës ka të bëjë me ndarjen e gjërave që Kate dhe unë i duam me të gjithë ata që do të jenë aty”, tha Moretz për Vogue përpara ngjarjes, të cilën revista e konfirmoi se ndodhi gjatë fundjavës.
Vogue ndau gjithashtu foto nga prova përfundimtare e nuses në atelienë e shtëpisë së modës në Paris.
Foto zbuluan se pjesa tradicionale [e nuses që duhet të posedojë diçka blu në veshjen e saj] ishte fustani i saj i gjatë deri në tokë, me rripa të hollë dhe të zbukuruar me saten nga kjo shtëpi ikonike mode.
“Thjesht ndihem vetja ime”, i tha ylli i “Carrie” revistës, për fustanin e veçantë, i cili përfshinte edhe një vello në ngjyrë blu të çelët.
“Nuk kam pasur kurrë një ide të qartë për një fustan dasme kur isha duke u rritur, ndaj kur nisëm të flisnim për atë se si do të dukej, e dija që do të zgjidhja diçka jo tradicionale, nuk do të vishja të bardhë, dhe do të doja të kishte një ndjesi ndryshe — dhe mendoj se vërtet ka dalë ashtu”.