Ballina Aktualitet Apeli i GJKKO paralajmëron avokatin e Ilir Metës: Do të zëvendësoheni nëse...

Apeli i GJKKO paralajmëron avokatin e Ilir Metës: Do të zëvendësoheni nëse nuk paraqiteni në seancën e radhës…

26
0

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka paralajmëruar avokatin e Ilir Metës, Kujtim Cakrani, se në rast mosparaqitje në seancën e 8 shtatorit,  do të zëvendësohet.

Në njoftimin zyrtar, Gjykata sqaron se mungesa e paarsyeshme e mbrojtësit do të sjellë zëvendësimin e tij me mbrojtës kryesisht të caktuar nga gjykata, sipas nenit 132/1 të Kodit të Procedurës Penale.

Seanca do të zhvillohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit dhe ka si objekt ankimin e Ilir Metës ndaj vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë që i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.