Ballina Politika Edhe Braçe kapet me gjyqësorin: Po monton pabarazi që irriton qytetarët

Edhe Braçe kapet me gjyqësorin: Po monton pabarazi që irriton qytetarët

31
0

Deputeti i PS Erion Braçe ka vijuar me denoncimet në rrjetet sociale. Këtë herë, ashtu si dhe kryetari  i tij, ai kapet me gjyqësorin duke e akuzuar se po mbjell pabarazi, e cila irriton ata qytetarë që i  çmontuan vetë tendat, apo dhe ata që shteti shkoi e ua prishi.

Braçe ka publikuar disa foto të lokaleve, pronarët e të cilëve në vend që të çmontojnë tendat, i kanë mbyllur me justifikimin për rikonstruksion apo se kanë marrë pushimet, duke i lënë ngrehinat në vend.

Postimi i Erion Braçes

MU ATY KU GJYKATESIT HAPIN RRUGEN, KY ESHTE VIJIMI;

Njeri MERR LEJEN E ZAKONSHME dhe le ngrehinen ne vend, tjetri LAJMERON, RIKONSTRUKSIONIN-JO CMONTIMIN E NGREHINES si shumica ne Tirane; I fundit KA BERE SIKUR KA HAPUR NGA LARTE-jo para, majtas e djathtas.

Si une shohin dhe qytetaret-sheh edhe nje kafe e vogel lagjeje-perballe ne kryqezim, e cila cmontoi dhe nje tende tre meter.

Kjo eshte pabarazia qe monton ky gjyqsori qe kemi dhe qe, irriton ate qe cmontoi vete gjithcka qe te jete ne rregull me shtetin, nxjerr nga mendte ate tjetrin qe shteti ja prishi per te vendosur ligjshmeri, SIC NE 80% TE NJESISE 5se!