Ballina Lifestyle Emily Blunt shkëlqen përkrah The Rock në premierën e “The Smashing Machine”...

Emily Blunt shkëlqen përkrah The Rock në premierën e “The Smashing Machine” në Venecia

0
18

Emily Blunt siguroi vëmendjen e të gjithëve me një fustan glamuroz pa rripa, teksa mori pjesë në premierën e The Smashing Machine gjatë Festivalit të 82-të të Filmit në Venecia, ditën e hënë.

Aktorja e filmit The Devil Wears Prada, 42 vjeç, dukej thjesht mahnitëse me fustanin vezullues deri në tokë, i cili vinte në pah linjat e saj trupore.

Emily shtoi elegancën me një palë taka platformë në ngjyrë rozë të zbehtë dhe i kishte kombinuar me një palë vathë të gjatë prej argjendi që binin në sy, shkruan “Daily Mail”.

Ajo i kishte stiluar flokët e errëta në onde të rregullta dhe i kishte mbledhur pas, duke zbuluar fytyrën, ndërsa buzëqeshte përpara kamerave në tapetin e kuq të mbushur me yje.

Asaj iu bashkua kolegu i saj i hijshëm, The Rock, me emrin e vërtetë Dwayne Johnson, i cili pozoi i buzëqeshur me një kostum gri elegant dhe këmishë të bardhë pa kravatë.

Emily dhe Dwayne dukeshin të entuziazmuar që e takonin njëri-tjetrin në premierë, ndërsa përshëndesnin kamerat dhe fansat, përpara se të pozonin bashkë për fotografitë.