Ballina Ekonomia Hendeku i madh i pagave në Shqipëri, cilat janë profesionet më të...

Hendeku i madh i pagave në Shqipëri, cilat janë profesionet më të paguara dhe ato më pak të paguara

16
0

Të dhënat më të fundit të INSTAT sa u përket pagave mesatare mujore bruto në Shqipëri për vitin 2024 tregojnë një ndarje të qartë mes profesioneve të mirëpaguara dhe atyre që mbeten në nivele minimale.

Në krye të listës qëndrojnë menaxherët, drejtuesit ekzekutivë dhe administrativë, të cilët në sektorët e financës, teknologjisë së informacionit dhe shërbimeve të specializuara arrijnë paga nga 120,000 deri mbi 200,000 lekë në muaj. Po ashtu, profesionistët e kualifikuar në fusha si shëndetësia, arsimi i lartë dhe teknologjia shënojnë të ardhura mesatare prej 90,000 – 120,000 lekësh, duke reflektuar kërkesën në rritje për dije dhe aftësi të specializuara.

Në nivelin e mesëm renditen teknikët dhe specialistët zbatues, me paga që luhaten mes 60,000 – 90,000 lekësh, ndërsa nëpunësit administrativë mbeten më poshtë, mes 40,000 – 80,000 lekësh, sipas sektorit ku punojnë.

Pamja ndryshon dukshëm për profesionet bazike. Punëtorët e shitjeve dhe shërbimeve, si dhe ata në tregti, transport apo hoteleri-restorante, fitojnë vetëm 40,000 – 60,000 lekë në muaj. Situata është edhe më e vështirë për punëtorët e bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit, të cilët kryesisht mbeten në nivelin 40,000 – 50,000 lekë, ndërsa punëtorët elementarë dhe ata të zanateve manuale ndodhen në fund të shkallës së pagave. /ekofin.al