Ballina Politika “Kam besim se do jem në Parlament”, Aulon Kalaja: Mora më shumë...

“Kam besim se do jem në Parlament”, Aulon Kalaja: Mora më shumë se 8 200 vota. Është deformuar vullneti qytetar, për rastin tim SPAK ka nisur hetime

16
0

Kandidati për deputet në zgjdhjet e 11 majit, Aulon Kalaja, i ftuar në News24, tha se vijon që të ketë besim se do të jetë në parlament.

Kalaja u shpreh se ka marrë më tepër se 8.200 vota në zgjedhje, duke thënë se është tjetësuar vullneti qytetar. Më pas, ai shtoi se për rastin e tij, SPAK ka nisur hetime për veprën penale “falsikim zgjedhor”.

Kalaja u shpreh se prokurori i SPAK ia ka kaluar çështjen Prokurorisë së Durrësit, pasi vepra penale konsiderohet e lehtë. Sipas Kalasë, shumë vota të marra nga ai nuk janë numëruar dhe se që kjo të vërtetohet është e lehtë, mjafton të happen kamerat e KQZ. Në fund, Kalaja paralajmëroi se çështjen do e çojë deri në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar hapjen e gjitha kutive.

Kandidati për deputet i PD, Aulon Kalaja: Kam dërguar në SPAK një sërë çështjesh, ndër të tjera edhe vendimin e KAS. Prokurori ka pranuar veprën penale të falsikimit zgjedhor në rastin tim, por se ka thënë se nuk e ka për kompetencë SPAK, sepse futet tek veprat e lehta. Në zgjedhjet e 11 majit kishte shkelje të mëdha. I është vënë detyrë Prokurorisë së Durrësit, që nëse ka indicie për grup të strukturuar kriminal, do të shkojë çështja më tej.

Kam çuar edhe Këshillin e Ministrave në SPAK, sepse ka falur gjobat dy ditë përpara zgjedhjeve. Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, sipas fakteve, del se është palë me qeverinë. Unë kam marrë më shumë se 8.200 vota. Unë doja që të hapet KZAZ e Shijakut. Jam krenar që fushata ime ka kushtuar vetëm 6 mln të vjetra. SPAK të hetojë dhe për çështjen e tërmetit. Jam kërceënuar nga bandat e Durrësit për Torren Veneciane. Qeni që të leh nuk të ha, nuk kam pse kam frikë kur them të drejtën. Kruja është dhe historike, nuk ka vetëm tritol. Qytetarët nuk kanë besim që mbrohet vota, unë iu kam thënë që votën do ua mbroj. Gjithçka buron nga vota, ajo duhet mos të tjetërsohet. Një grup nga qarku Durrës i dha një kandidati 21 mijë vota, aq vota nuk ka marrë as nga kryeministri, këta deputetë sot janë ndihmuar nga bandat. Shumë deputetë do humbasin mandatin se janë zgjedhur nga bandat. Kam besim se do të jem në parlament. Dua që të hapen kutitë, votat janë manipuluar. Unë rikuperova në disa kuti 105 vota. Votat shikohen thjesht fare nëpërmjet videove të KQZ. Është deformuar vullneti i qytetarëve. Unë do kërkoj të drejtën time dhe çështjen do e çoj në Gjykatën Kushtetuese.