Ballina Kronika Kanosi dhe goditi me send të fortë një 58-vjeçar, procedohet 34-vjeçari në...

Kanosi dhe goditi me send të fortë një 58-vjeçar, procedohet 34-vjeçari në Tepelenë

20
0

Një 34-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Tepelenës, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë dhe ka kanosur një 58-vjeçar.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta, ndërsa autori ka dëmtuar edhe lokalin në pronësi të të dëmtuarit.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D. M., 34 vjeç, banues në Memaliaj, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë dhe ka kanosur shtetasin I. J., 58 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka dëmtuar lokalin e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.