Kreu i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, do të zhvillojë sot, dt 2 shtator, një takim në Departamentin e Shtetit me Brendan P. Hanrahan, zyrtari i lartë i Byrosë për çështjet evropiane dhe euro-aziatike.
Kjo vizitë e Dumanit në SHBA vjen vetëm dy javë para se KLP, në datë 15 shtator të çelë garën për drejtuesin e ri të SPAK, duke qenë se mandati i Dumanit si drejtues i Prokurorisë së Posaçme përfundon në muajin dhjetor.