Ballina Sport Magic Johnson: Ja kush është basketbollisti më i mirë i të gjitha...

Magic Johnson: Ja kush është basketbollisti më i mirë i të gjitha kohërave në NBA

0
16

Magic Johnson, një nga legjendat e NBA, gjatë një eventi në Los Anxhelos ka folur për faktin se cili është basketbollisti më i madh i të gjitha kohërave. Për ikonën e basketbollit amerikan nuk ka asnjë dyshim.

“Lojtari më i mirë i të gjitha kohërave është Michael Jordan.

Nuk kemi parë ende asnjë lojtar që të bëjë ato gjëra që bënte ai. I fortë fizikisht dhe mjaft inteligjent në fushë”, tha Magic Johnson, që Jordan e ka patur gjithnjë rival.

Më tej, sipas tij, në këtë renditje vijnë dy ikona të tjera të parketit si LeBron James  dhe Kareem Abdul-Jabbar. “Këta të dy plotësojnë podiumin e 3 më të mirëve”, tha Johnson, pa harruar edhe Bill Russell, me 11 tituj kampionë në NBA.

Magic Johnson nuk e ka përmendur emrin e Kobe Bryant në këtë listë të basketbollistëve më të mirë. Ky i fundit është ndarë nga jeta pak vite më parë pas një aksidenti dhe ka qenë mik me Magic Johnson.