Ballina Lifestyle Ndahet nga jeta aktori i “Vallëzim me ujqërit”

Ndahet nga jeta aktori i “Vallëzim me ujqërit”

31
0

Aktori i njohur kanadez dhe anëtari i fiseve indigjene, Graham Greene, është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare.

Greene u bë i njohur për publikun e gjerë me rolin e tij si “Kicking Bird”, një mjek Lakota, në filmin epik “Dances With Wolves”, rol që i solli një nominim për Oscar si Aktori më i Mirë në Rol Dytësor.

I lindur në Ontarion jugore dhe anëtar i Kombit Oneida, Greene pati një rrugëtim të larmishëm përpara aktrimit, si vizatues teknik, punëtor çeliku dhe muzikant. Karrierën e tij e nisi në teatrot e Mbretërisë së Bashkuar në vitet 1970.

Gjatë karrierës së tij të pasur, ai u shfaq në filma të njohur si “Thunderheart”, “The Green Mile”, “Die Hard With a Vengeance”, “Maverick”, “The Twilight Saga: New Moon” dhe “Wind River”.

Në vitin 2004, Greene u nderua me Çmimin Earle Grey për arritje gjatë jetës, ndërsa në 2016 u pranua në Urdhrin e Kanadasë, një nga nderimet më të larta civile në vend.

Ai kujtohet si një prej zërave më të rëndësishëm të aktorëve indigjenë në kinemanë dhe televizionin amerikan dhe kanadez.