Ballina Kronika Në kërkim ndërkombëtar për evazion fiskal, kapet teksa tentoi të hynte në...

Në kërkim ndërkombëtar për evazion fiskal, kapet teksa tentoi të hynte në Shqipëri 55-vjeçari serb

19
0

Një 55-vjeçar serb u ndalua në pikën kufitare të Morinës, teksa tentonte të hynte në territorin e Republikës së Shqipërisë, ndërkohë që rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane për krime ekonomike.

Gjatë shkëmbimit të të dhënave me autoritetet gjermane, rezultoi se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar nga Gjykata e Mainz, për vepra penale që lidhen me evazion fiskal dhe përfitim të paligjshëm të pagave dhe shpërblimeve të personave të tjerë.

Aktualisht, Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët gjermanë, ka nisur procedurat për ekstradimin e 55-vjeçarit drejt Gjermanisë.

PKK Morinë

Tentoi të hynte në Republikën e Shqipërisë, ndërkohë që kërkohej nga autoritetet gjermane, për krime ekonomike, ndalohet 55-vjeçari serb.

Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiva goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht, për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, ndaluan në hyrje, shtetasin serb G. S., 55 vjeç.

Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me partnerët gjermanë, nëpërmjet Interpol Tiranës, rezultoi se ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me masë sigurie “Arrest në burg” nga Gjykata e Mainz, për evazion fiskal dhe përfitim të kundërligjshëm të pagave/shpërblimeve të të tjerëve.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e 55-vjeçarit.