Sesioni veror i merkatos ka sjellë lëvizje spektakolare në të gjithë Europën dhe botën, me blerjet më të shtrenjta që tregojnë fuqinë ekonomike të klubeve, bashkë me aspiratat e tyre.
Në Premier League, Alexander Isak u transferua për 150 milionë euro, duke u bërë një nga sulmuesit më të shtrenjtë të historisë së kampionatit anglez. Në Ligue 1 dhe “Saudi League”, Neymar ka shkëlqyer me transferimet e tij prej 222 milionë dhe 90 milionë euro.
Shifrat më poshtë tregojnë se investimet rekord nuk kanë të ndalur dhe klubet kërkojnë gjithmonë të sigurojnë yjet më të mëdhenj për t’i forcuar ambiciet e tyre sportive. Nga Neymar te CR7 dhe Isak; blerjet më të shtrenjta të çdo kampionati:
Alexander Isak – Premier League – 150 milionë euro
Neymar – Ligue 1 dhe Liga Saudite – 222 dhe 90 milionë euro
Cristiano Ronaldo – Serie A – 105 milionë euro
Ousmane Dembélé dhe Philippe Coutinho – La Liga – 135 milionë euro
Harry Kane – Bundesliga – 120 milionë euro
Victor Osimhen – Süper Lig (Turqi) – 75 milionë euro
Marco Verratti – Katar – 45 milionë euro
Enzo Fernandez – Liga Portugal – 44 milionë euro
Steven Bergwijn – “Eredivisie” (Holandë) – 31 milionë euro