Ballina Kronika Po lëvizte me biçikletë, 51-vjeçarja përplaset nga automjeti në Korçë

Po lëvizte me biçikletë, 51-vjeçarja përplaset nga automjeti në Korçë

24
0

Një grua ka mbetur e plagosur në një aksident të ndodhur të martën në Korçë.

E plagosura ka qenë duke lëvizur me biçikletë në periferi të qytetit kur është goditur nga një automjet.

“Rreth orës 16:10, në unazën e qytetit, shtetasja J. S., duke drejtuar automjetin, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasja E. C., 51 vjeçe, e cila u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme”, bëri me dije policia.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.