Ballina Sport Premier League thyen rekordet, 3.56 miliardë euro blerje

Premier League thyen rekordet, 3.56 miliardë euro blerje

23
0

Klubet e Premier League kanë dëshmuar edhe njëherë se nuk njohin kufij financiarë.

Sesioni veror i afatit kalimtar, i cili sapo është mbyllur, ka regjistruar një shifër rekord prej 3.56 miliardë eurosh të shpenzuara për kartonë lojtarësh.

Një pjesë e madhe e kësaj shifre i përket Liverpoolit, që ka investuar plot 489 milionë euro për afrimet e bujshme si:

Alexander Isak – 150 mln €

Florian Wirtz – 125 mln €

Hugo Ekitike – 95 mln €

Milos Kerkez – 46.9 mln €

Jeremie Frimpong – 40 mln €

Geovanni Leoni – 31 mln €

Edhe klubet e tjera të mëdha nuk kanë mbetur pas. Manchester City, Manchester United, Arsenal, Tottenham, Chelsea dhe Newcastle kanë lëvizur fuqishëm në treg me transferime të tilla si:

Nick Woltemade – 85 mln €

Benjamin Sesko – 76.5 mln €

Martin Zubimendi – 70 mln €

Xavi Simons – 65 mln €

Joao Pedro – 63.7 mln €

Mesatarisht, një skuadër e Premier League ka shpenzuar mbi 178 milionë euro këtë verë.

Në krahasim me ligat e tjera të mëdha evropiane, vetëm Serie A ka ndjekur ritmin e lartë me 1.19 miliardë euro të shpenzuara.

Më pas vijnë Bundesliga me 856.03 milionë, La Liga me 683.02 milionë euro, ndërsa në fund renditet Ligue 1 franceze me 636.51 milionë euro.