Rreth 2,000 ushtarë të Koresë së Veriut kanë humbur jetën në frontin e luftës në Ukrainë, duke luftuar në mbështetje të forcave ruse kundër Kievit.
Këtë e ka bërë të ditur Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës (NIS) i Koresë së Jugut gjatë një seance dëgjimore me dyer të mbyllura në parlamentin e Seulit.
Lajmi u raportua nga agjencia e lajmeve Yonhap, e cila citon zyrtarë të lartë të inteligjencës Koreano jugore. Sipas tyre, pjesëmarrja e ushtarëve koreanoveriorë në luftën në Ukrainë përfaqëson një tjetër nivel të bashkëpunimit mes Phenianit dhe Moskës, që ka ardhur duke u thelluar vitet e fundit, veçanërisht pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë.