Shteti i thellë dhe George Sorosi: 25 vjet operacione të shtetit të thellë, taktika revolucionesh me ngjyra/Operacionesh Gladio dhe OJQ të financuara nga taksapaguesit përmes USAID-it, të kontrolluara nga Sorosi, për të rrëzuar dhe pushtuar shtete.
George Sorosi mori mbi 250 milionë dollarë vetëm nga USAID, pra, para të taksapaguesve, për të financuar OJQ “woke” dhe aktiviste kundër vlerave amerikane.
Shteti i thellë dhe Sorosi bashkëpunuan duke përdorur paratë e taksapaguesve amerikanë dhe duke i shpërndanë ato në shumë OJQ përmes USAID-it, si “Shoqëria e hapur” dhe shumë të tjera, për të prishur dhe manipuluar sisteme ligjore, për të shkaktuar protesta, për të zhvilluar propagandë mbi popullata të caktuara, programe censurimi, për të rrëzuar presidentë dhe krerë shtetesh dhe për të shkatërruar vende të tëra me çdo mjet të mundshëm, përfshirë edhe vetë Shtetet e Bashkuara.
Ata nuk përdorën as miliardat e tyre, por tonat, të qytetarëve taksapagues të SHBA-së. Ne, populli, u mashtruam dhe u grabitëm duke financuar vetë shkatërrimin tonë.
Tani, shumë burime financimi janë ndërprerë, bashkë me programet e maskuara si ndihmë, të cilat shpërndanin dhe mblidhnin ato fonde, dhe operacionet janë ekspozuar.
Gjithçka po vihet përpara jush për t’ju ndihmuar të kuptoni të vërtetën. Ata kanë dështuar në misionin e tyre për të pushtuar Shtetet e Bashkuara dhe tani është koha të mbajnë përgjegjësi me pasoja të rënda.
Glenn Beck shpjegon çfarë ka ndodhur:
Kjo është kronologjia e shtetit të thellë në mbi 20 viteve të fundit. Dhe këto ngjarje nuk kanë qenë të izoluara. Janë modele të ndërhyrjes së mbështetur nga SHBA, të ekspozuara nga rrjedhjet, nga Ligji për Lirinë e Informacionit dhe tani nga zbulime si “Durham Annex” dhe raporti i publikuar nga Tulsi Gabbard, ODNI.
Dhe gjithçka nisi, kaq larg kemi arritur, por mendojmë se filloi rreth vitit 2000, me “revolucionin buldozer” në Serbi. Nuk e mbaj mend mirë këtë, por po nis me këtë ngjarje sepse shërben si një model shumë i suksesshëm për revolucionet me ngjyra.
Ky është modeli që u ndoq vazhdimisht, dhe do të shihni tiparet e tij duke ndodhur edhe këtu, brenda vendit, kur të arrijmë aty. USAID përdori buxhetin e tyre të jashtëzakonshëm dhe sistemin e kanalizimit të parave të taksave përmes organizatave si “National Endowment for Democracy”. Pse? Le të shohim nëse kjo tingëllon e njohur, si një trend që e kemi parë gjatë viteve, si brenda vendit ashtu edhe jashtë.
Ata trajnonin aktivistë rruge për të rrëzuar qeveritë në pushtet. Nga e dimë që e kanë bërë këtë? Nuk është ndonjë gjë e fshehtë. Nuk është fshehur në ndonjë arkiv të Departamentit të Shtetit.
Ata vetë janë mburrur dhe e kanë përdorur si studim rasti në faqen e tyre të internetit. Por nuk e bënë vetëm. Mos harroni se shteti i thellë është një makineri me shumë pjesë.
I kemi identifikuar tashmë. Ata morën ndihmë nga njerëz si George Sorosi dhe fondacioni i tij, ai rrjet. Revolucioni me ngjyra po ashtu përfshiu edhe ndihmën e kompanive private amerikane.
WikiLeaks ekspozoi korrespondencë me email mes firmës së inteligjencës “Stratfor” dhe një prej OJQ-ve të ndryshimit të regjimit në terren. Disa vite më vonë, kjo korrespondencë vazhdoi, këtë herë me një plan të ri. Ata donin të bënin një operacion të ngjashëm në Venezuelë.
Rezultati ishte rrëzimi i suksesshëm i qeverisë serbe. E kishin bërë dy herë. Tani modeli ishte përcaktuar.
Në vitin 2003, nisi Revolucioni i Trëndafilave në Gjeorgji. Modeli serb u ndoq pothuajse fjalë për fjalë. Dollarët e taksapaguesve amerikanë rridhnin drejt Serbisë. Fondacioni i George Sorosit lidhej me aktivistët kryesorë në terren. Ne ishim aty me Departamentin e Shtetit, dhe rezultati: sukses. U vendos një qeveri pro-perëndimore.
Më pas erdhi Revolucioni Portokalli, 2004. Ky ishte një nga revolucionet e para në Ukrainë. Miliona dollarë nga taksapaguesit u hodhën në revolucionin e parë me ngjyra në Ukrainë.
Të dyshuarit e zakonshëm ishin të përfshirë përsëri. Raportimet e kohës ishin të drejtpërdrejta mbi atë që po ndodhte. Revolucionet me ngjyra të mbështetura nga SHBA po shfaqeshin gjithandej. Amerika po përdorte modelin serb për të përmbysur botën pak nga pak. E kuptuat? 2000, 2003, 2004. Tani makineria kishte mësuar aq shumë sa të bëhej arrogante dhe të thoshte: mund të bëjmë më shumë.
Ata shfrytëzuan mekanizmat e financimit përmes organizatave që tani i dëgjojmë shpesh: National Endowment for Democracy, Freedom House, dhe të tjera. George Sorosi u përfshi përsëri.
Më pas vjen Pranvera Arabe. Në atë kohë, mediat na thanë se kjo ishte spontane. Tani e dëgjojmë këtë vazhdimisht. Dhe kur dikush thotë se “është spontane dhe kryesisht paqësore,” e dini që është e kundërta.
Kam folur për Pranverën Arabe për vite me radhë. Departamenti i Shtetit nën Obamën, USAID, NED, të gjithë ishin në terren duke trajnuar aktivistë në të gjithë rajonin. Nuk e dija në atë kohë. Modeli serb ishte për një vend të vetëm, por tani po përdorej për të destabilizuar kontinente të tëra me paratë tona të taksave. Dhe, si zakonisht, në këtë ishte i përfshirë edhe George Sorosi.
Në vitin 2014, Ukraina, Maidani. Ky ishte i madhi. Shikoni tabelat e mia për Ukrainën për një analizë të plotë mbi shtetin e thellë dhe çfarë po bënte atje. Kjo ishte e pabesueshme.
Ky ishte një revolucion me ngjyra i mbështetur nga SHBA me të njëjtët lojtarë, duke përdorur të njëjtin financim, të njëjtat flukse parash, të njëjtat organizata. Dhe emailet e rrjedhura tani tregojnë se George Sorosi mori një rol veçanërisht personal në rindërtimin dhe organizimin e përpjekjes së “pastrimit” që pasoi me regjimin e ri.
Pastaj keni Maqedoninë. Maqedonia, kjo ndodhi në vitin 2012 deri 2016. Departamenti i Shtetit dhe USAID dhanë 5 milionë dollarë për George Sorosin dhe Fondacionin e tij Shoqëria e Hapur. Ata ia dhanë Maqedonisë për protesta kundër konservatorëve.
Judicial Watch tregoi se grupi i George Sorosit po përkthente librin Rregullat për Radikalët të Saul Alinsky-t për aktivistët e rrugës në Maqedoni.
Mund të vazhdoja gjatë me këtë kronologji. Ka një model 20-vjeçar, gjithmonë i njëjti.
Shteti i thellë përdor të njëjtat mekanizma financimi, të njëjtat OJQ, të njëjtat think-tank-e dhe të njëjtat burime të jashtme si George Sorosi. Operacionet e shtetit të thellë kanë qenë dhe vazhdojnë të financohen me paratë tona të taksave përmes entiteteve si USAID, Departamenti i Shtetit, NED. Këto para më pas shpërndahen te organizata si Fondacioni Shoqëria e Hapur dhe te OJQ të tjera në terren.
Think-tank-et si Atlantic Council, Carnegie dhe të tjerë, të gjithë këshillojnë për politikat. Por kjo tashmë duket si asgjë më shumë sesa mendim i “pastruar” drejtpërdrejt nga një qeveri paralele jo e zgjedhur, e quajtur shteti i thellë.