Ballina Rajoni Ushtria kroate prezanton sistemet ajrore pa pilot Bayraktar të blera nga Turqia

Ushtria kroate prezanton sistemet ajrore pa pilot Bayraktar të blera nga Turqia

25
0

Ushtria Kroate ka prezantuar sistemet ajrore pa pilot Bayraktar të blera nga Turqia në kazermat e Plesos.

Sipas mediave kroate, këto janë gjashtë mjete ajrore pa pilot moderne, të armatosura, të cilat, përveç operacioneve luftarake, kanë zbatime të dobishme dhe efektive në mbikëqyrjen e kufijve, zjarrfikjen, zbulimin, etj.

Siç theksohet më tej, këto sisteme përdoren në 37 vende të botës, përfshirë disa anëtarë të NATO-s.

Kontrata për prokurimin e sistemit ajror pa pilot Bayraktar TB2 me vlerë rreth 67 milionë euro u nënshkrua në nëntor të vitit të kaluar.

Mediat kroate theksojnë se përveç gjashtë mjeteve ajrore pa pilot të armatosura, paketa përfshin gjithashtu një qendër komande dhe kontrolli, një simulator stërvitjeje, stacione kontrolli tokësor, stacione të dhënash tokësore, një set fillestar të pjesëve rezervë duke përfshirë të gjitha pajisjet dhe mjetet e nevojshme për mirëmbajtje në nivel përdoruesi dhe armë vdekjeprurëse të shoqëruara.