Ballina Europë ‘Zbërthehet’ në gjyq autori që vrau ish-kryetarin e Parlamentit të Ukrainës: Viktimë...

‘Zbërthehet’ në gjyq autori që vrau ish-kryetarin e Parlamentit të Ukrainës: Viktimë mund të ishte edhe Poroshenko

0
13

Burri i arrestuar në lidhje me vrasjen e ish-kryetarit të Parlamentit të Ukrainës, Andriy Parubiy, ka pranuar se e ka kryer atentatin në Lviv të shtunën.

Sipas mediave të huaja, në pamjet nga salla e gjyqit të transmetuara sot në televizion, i dyshuari për vrasës, një burrë ukrainas, pranoi krimin dhe e përshkroi atë si “hakmarrjen time personale” kundër shtetit.

“E pranoj, e vrava. Dhe dua të kërkoj të shkëmbehem me të burgosur lufte në mënyrë që të shkoj dhe të gjej trupin e djalit tim”, u tha burri gazetarëve në sallën e gjyqit.

Kur u pyet pse Parubiy u bë viktimë, ai u përgjigj se politikani “ishte afër” tij në momentin që ai kreu krimin.

Ai gjithashtu la të kuptohej se viktima e mundshme mund të kishte qenë ish-presidenti Petro Poroshenko: “Nëse do të jetoja në Vinnytsia, do të kishte qenë Petya.”