Problemet financiare të Air Albanias duket se janë shumë të thella. Faqja zviceriane e specializuar në lajmet e aviacionit Ch-Aviation njoftoi se një nga qiradhënësit ka paditur në gjykatë kompaninë shqiptare për mospagimin e qirasë së avioneve.
Ndërkohë skandalet e Air Albania vijojnë. Kryeredaktori i Syri Tv zbulon se kjo kompani ka në dispozicion vetëm avionin me të cilin fluturonte Edi Rama.
“Burimi nga brenda Air Albania, në strukturat drejtuese të saj tregojnë se kjo kompani ka në dispozicion sot vetëm avionin me të cilin fluturonte Edi Rama. Një prej avionëve është sekuestruar në Stamboll nga kompania Etihad . Një tjetër avion nuk është operativ dhe është në Stamboll për shkak të defektit.
Në 19 shkurt kanë marrë 2 avionë nga kompania ukrainase SkyUp të cilës Air Albania i ka marrë me qira dhe nuk u paguan detyrimet dhe ka funksionuar vetëm 1 muaj. Me SkyUp janë në proces gjyqësor.”
Saraçi zbulon se tashmë kjo kompani u ka kërkuar punonjësve të huaj të largohen ndërsa punonjësit vendas të marrin lejen vjetore.
“Aktiv është vetëm një fluturim aktiv për në Stamboll. Ndërsa për linjat e Italisë, ka kontraktuar, por jo me kontratë të përhershme kompani rumune për të dalë nga situata për shkak të shitjes së biletave që ka bërë, ndërsa shumë fluturime janë anuluar.
U ka kërkuar punonjësve të huaj të largohen dhe atyre që janë këtu të marrin lejen vjetore.”
Saraçi anilzon dhe emergjencën e thirrjes së Altin Dumanit, kreut të SPAK në DASH.
“Ne nuk i referohemi vetëm burimeve zyrtare por kemi dhe burime të tjera dhe në DASH. Interesi i DASH në këtë periudhë ka qenë në disa drejtime specifike.
Më i fundit është kontrolli i fondeve të USAID. Një nga personat që ka përfituar dhe taksat e qytetarëve amerikanë dhe duhet të përgjigjet, është Altin Dumani. Duan një llogaridhënie.
Nuk besoj se DASh është aq naiv, të thërrasë e mirëpresë një drejtues institucioni në një vend si Shqipëria kur është në prag të dorëzimit të detyrës.
Nga kjo vizitë që Dumani ka kryer në SHBA, është shqetësuese për Dumanin vetë dhe për shefin e ekzekutivit që e shohim pas çdo lëvizjeje. Një pikë e rëndësishme janë trafiku i drogës: Janë raportet periodike të DASH dhe përqëndrimi i vëmendjes tek trafiku i drogës. Shqiptarë konsiderohen si drejtues të trafikut nga Venezuela në Shqipëri.
Ka dhe një llogari të hapur çështja e MC Gonigal. Nëse në SHBA cështja vijon të hetohet. Në Shqipëri ka ngecur, është amnistuar korruptuesi. Ndryshe nga herët e tjera nëse për vizitat e shkuara të Dumanit në SHBA kemi pasur informacion nga SPAK këtë herë nuk ka qenë burimi i informacionit SPAK”