Ballina Politika Blushi i publikon dokumentat e dënimit në Greqi: Irena Gjoka me 5...

Blushi i publikon dokumentat e dënimit në Greqi: Irena Gjoka me 5 mbiemra, gjyqtare antiopozitare. Të largohet nga gjykimi i Metës

18
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi në një prononcim per mediat ka deklaruar se gjyqtarja Irena Gjoka është një gjyqtare antiopozitare dhe se ajo ka qënë e dënuar në Greqi për falsifikim.
Blushi shtoi më tej se Gjoka ka përdorur pesë mbiembra dhe duhet të largohet nga gjykimi ndaj kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Fjala e Tedi Blushit:

Irena Gjoka, e njohur tanimë si Irena me 5 mbiemra, e cila prej kohësh duhej të kishte dalë vet para drejtësisë si një delinkuente recidiviste, e dënuar penalisht me vendim gjykate për falsifikim, e dënuar administratisht edhe me dëbim për shkelje ligji nga Greqia dhe që kaloi vettingun me mashtrim duke fshehur dënimet penale, e njëjta gjyqtare kamikaze antiopozitare dhe antiligj, që sipas ligjit nuk duhet të ishte fare gjykatëse se nuk plotëson kriteret për të qenë magjistrate, e njëjta që ka gjykuar çështjet politike farsë kundër liderit Partisë Demokratike, Prof.Dr. Sali Berisha, kreut të Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, është caktuar sot gjyqtare paraprake për dosjen ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Irena Gjokën sot nuk e caktoi shorti, por e përzgjodhi vet Kreu i Organizatës, Edi Rama, si dhe drejtuesi i organizatës kriminale SPAK, Altin Dumani, që i ngarkuan kamikazes së duhur politike të kryejë edhe një shërbim të fundit politik, në funksion të misionit të tyre për asgjesimin e pluralizmit politik dhe demokracisë në vend.

Caktimi i Irena Gjokës, gjyqtare paraprake për të ashtëquajturën çështja Meta, kur në fakt kjo çështje nuk ekziston sa kohë nuk ka një vepër dhe një provë penale, është tregues jo vetëm i procesit farsë kundër Presidentit të Partisë së Lirisë, standardet e të cilit u vulosën me rrëmbimin e tij kriminal në 21 tetor të vitit të kaluar, pork jo është prova më e freskët dhe më pakundërshtueshme e “Drejtësisë me regji” dhe përdorimit të saj si armë politike nga regjimi dhe personalisht nga Edi Rama për të goditur liderët e opozitës.
Një turp dhe skandal institucional që fashit çdo iluzion për ekzistencën e një drejtësie të pavarur.
E njëjta gjyqtare antiopozitare kamikaze, e keqpërdorur politikisht deri në shpërfytyrim ekstrem nga Edi Rama, që caktoi masat antiligjore dhe antikushtetuese të sigurisë ndaj liderit të Partisë Demokratike, Prof.Dr. Sali Berisha, që ka marrë pjesë në gjykimin e çështjes së Fatmir Mediut dhe Fredi Belerit, pa integritet dhe e diskredituar publikisht, që ngjall revoltë për çdo qytetar që beson në vlerat e lirisë dhe barazinë para ligjit, e dënuar me vendim gjykate, e denoncuar nga opozita për mashtrime, shkelje ligji, e hetuar nga SPAK për dënimin e saj penal në Greqi, kurrë nuk mund të pranohet si mjet për të legjitimuar një farsë gjyqësore ndaj Ilir Metës të porositur politikisht nga vet Kreu i Organizatës.

313412ad Fa46 4dc3 82b5 551da03decc5 (1)

Po u rikujtojmë të gjithë shqiptarëve, me fakte dhe prova autentike dhe të pamohueshme, te siguruara nga avokatja e mirenjohur Adriana Kalaja, se kush është në të vërtetë Irena Gjoka, që prej kohësh duhet të ishte subjekt i ndëshkimit penal, një delinkuente e dënuar me burg nga gjykatat greke për falsifikim të dokumentit të identifikimit dhe kalim të paligjshëm të kufirit.
Nuk ka shtet ligjor kur një gjyqtare me rekorde penale jashtë vendit do vendosë gjoja drejtësi ish-Presidentit të Republikës.
Së pari, po publikojmë dokumentin e vendimit të gjykatës penale të Janinës, që në vendimin e datës 7 korrik 2005 ka vendosur për deklarimin fajtore të Irena Gjokës, alias Irena Maneku, se në datën 24.12.2002, në orën 15:30 në Kakavijë të Janinës, në kontroll pasaporte u kap të mbajë dokumenta udhëtimi të falsifikuara dhe konkretisht në vendin dhe kohën e mësipërme posedonte pasaportën e Shqipërisë me nr. 1068376/98, e cila ishte ndryshuar kështu: Tjetërsim VISA në faqen 17 të pasaportës përsa i përket afatit të vlefshmërisë dhe rrjedhimisht pasaporta e mësipërme provohet se është e falsifikuar. E dënon të pandehurën të shpallur fajtore me burgim tre muaj, gjobë 1500 Euro, si dhe me shpenzimet gjyqësore prej 73 Euro”, si dhe vendos dëbimin e saj nga Greqia.

Gjithashtu po publikojmë edhe prokurën e vitit 2003, me të cilën Irena Gjoka me noter kishte autorizuar për të marrë avokat që të kundërshtonte vendimet e dëbimit nga Greqia.
Prej majit të vitit të kaluar SPAK deklaroi se do nisë hetim të thelluar për Irenën me 5 mbiemra, por kanë kaluar 14 muaj dhe pa asnjë rezultat sepse Irena mbrohet nga Edi Rama dhe Altin Dumani, sepse u duhet kjo gjyqtare delinkuente, që pasi vendosi masën e arrestit për Berishën dhe Malltezin, tani të gjykojë edhe dosjen e Ilir Metës.
A ka më absurditet se sa një gjyqtare e hetuar nga SPAK për të njëjtat kritere që po përdoren për të akuzuar liderët e opozitës, të caktohet për të gjykuar pikërisht kërkesat e SPAK-ut?
Që nga prilli i 2024, Prokuroria e Përgjithshme, mban pezull pa hetim këtë pseudo gjyqtare që nuk është gjë tjetër veçse një patronazhiste dhe kamikaze e Edi Ramës, ndërkohë janë bërë 8 kërkesa në këtë institucion.

Vlen të thkesohet se kallëzimi penal me prova të pakundërshtueshme, nga Altin Dumanit është rregjistruar pa emër në qershor 2025 dhe nga 6 maji i 2025, asnjë reagim nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, ku është kërkuar pezullimi dhe shkarkimi i kësaj delikuente dhe kamikaze të përdorur kundër opozitës shqiptare me qëllim agjesimin e pluralizimit politik dhe demokracisë.
Kjo është drejtësia me regji në versionin më vulgar: një skenar ku aktorët janë të njëjtët, prova nuk ka, por urdhri politik është i qartë, godit opozitën me çdo kusht!
Caktimi i Irena Gjokës nuk është aspak rastësi. Është pjesë e një skeme të mirëmenduar ku të njëjtët “gjyqtarë kamikazë” përdoren për të ekzekutuar urdhra politike.
Ashtu siç është përdorur më parë për të sulmuar opozitën, sot i jepet roli i turpshëm për të vlerësuar një dosje të ndërtuar mbi baltë dhe shpifje, me zero fakte dhe prova penale, ndaj z. Ilir Meta.
Gjyqtare të tilla nuk kanë vend në sistemin e drejtësisë, por në aktpaditë për korrupsion moral, profesional dhe ligjor.
Sot drejtësia shqiptare ndodhet para një momenti dramatik, me gjyqtarë që përdoren sipas nevojës së pushtetit, duke i kthyer sallat e gjykatës në instrument të mafias politike.
Partia e Lirisë kërkon me vendosmëri që Irena Gjoka të largohet urgjentisht nga çështja, përndryshe ky proces nuk do të njihet kurrë si proces gjyqësor, por ashtu sikundër është një proces fund e krye politik i montuar nga Edi Rama, i diktuar nga Charles McGonigal dhe i orentuar nga Altin Dumani, që kanë marrë përsipër të vënë në jetë misionin ogurzi të asgjesimit të pluralizmit politik dhe demokracisë në vend, ç’ka kurrë nuk do lejohet që të ndodhë.