Ballina Politika “Çmimet janë stratosferike!”- Berisha: 35 euro pakoja e detergjentit, do plasi morri...

“Çmimet janë stratosferike!”- Berisha: 35 euro pakoja e detergjentit, do plasi morri dhe zgjebja në të katërt anët e vendit!

25
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat ka denoncuar çmimet e larta të produkteve që tregtohen në vend, ndërkohë që paga minimale është ende e pandryshuar.

Sali Berisha: Çmimet janë stratosferike. Pyesni ju një amvise, shkon dhe blen ilaçe për lavatriçe, 35 euro pakoja, në një kohë kur në Gjermani  shitet me 17 euro, 18 euro. Shkoni blini djathin. Ju garantoj se më këto çmime do plas morri dhe zgjebja në të katërt anët e vendit.

Është çmenduri. Nese e shet ilaçin me 35 euro, çfarë do hanë njërëzit  nëse blejnë në këtë mënyrë.

Kthehemi në vitin 91, shqipëria përjtoj epideminë e zgjebes në mabrë vendin, nuk e blen dot më tani. Detergjenti pluhur, se të tjerat… Djathi tre herë me shtrenjtë se në SHBA, dy herë e gjys më shtrenjtë se në Greqi.

Rroga minimale mbetet po në vend, nderkohë që çmimet janë mbi mesataren e Evropës. Narkoeurot e shkatërruna ekonominë dhe godasin shumë rëndë ekonominë familjare, krijojnë papaunësi dhe qeveria, Edi Rama mendon se si e si të pasurohet çdo muaj edhe më shumë. Po e tregoj sërish atë që më tha pak vite më parë ambasadoi i SHBA në Vjenë.