Një 31-vjeçar nga Vlora është shpallur në kërkim nga Policia pas dyshimeve për ushtrim dhune ndaj prindërve të tij.
Sipas njoftimit zyrtar, ai akuzohet për dhunë psikologjike në familje.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ndërsa materialet hetimore janë referuar në Prokurori. Policia po vijon punën për kapjen dhe arrestimin e tij.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin G. Ll., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj prindërve të tij.