Ballina Politika Dosja kaloi në GJKKO në fund të gushtit, çështja e Ilir Metës...

Dosja kaloi në GJKKO në fund të gushtit, çështja e Ilir Metës e Monika Kryemadhit do të shqyrtohet nga gjyqtarja e shumëpërfolur

23
0

Irena Gjoka do të jetë gjyqtarja e seancës paraprake që do të shqyrtojë dosjen e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, e cila kaloi në GJKKO më 29 gusht.

Kujtojme qe me 29 gusht, SPAK njoftoi përfundimin e hetimeve ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë, si dhe dërgimin e çështjes në gjykatë për t’iu nënshtruar vlerësimit në seancë paraprake.

Po ashtu, janë dërguar për gjykim si të bashkëpandehur dhe Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit, ish-kreu i AKEP, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku, një finacuese e LSI-së.

SPAK e akuzon Metën për ndikime korruptive për episode që lidhen me çështjen CEZ-DIA, në një marrëveshje interkoneksioni, si dhe për një marrëdhënie të dyshuar korruptive për ndryshimin e një ligji në favor të biznesmenit Samir Mane. Sipas SPAK, akuza të ngjashme rëndojnë edhe mbi Monika Kryemadhin. Nga ana e tyre Meta dhe Kryemadhi i mohojnë akuzat.

Sipas Prokurorise se Posacme, Meta akuzohet për korrupsion pasiv në tre raste, dy prej të cilave në bashkëpunim. Ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi është marrë e pandehur për korrupsion pasiv në dy raste të kryera në bashkëpunim.

Ndaj ish-bashkëshortëve rëndojnë dhe akuzat për kryere të veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Nëna e Kryemadhit dhe e pandehura Ema Çoku akuzohen për pastrim parash, ndërsa Xhixho për korrupsion pasiv të kryer në bashkëpunim.