Ballina Ekonomia “Individët s’mund t’i tërheqin paratë nga TXEX”, Braçe apel: S’ka qenë bursë,...

“Individët s’mund t’i tërheqin paratë nga TXEX”, Braçe apel: S’ka qenë bursë, por skemë piramidale, denonconi…

15
0

Deputeti socialist, Erion Braçe vazhdon të denoncojë platformën TXEX, përmes së cilës kanë rënë pre e mashtrimit mijëra qytetarë. Në një tjetër reagim në rrjete sociale, deputeti shprehet se ende qytetarët nuk kanë mundësi që të tërheqin paratë e tyre, ndryshe nga sa ka premtuar platforma, duke paralajmëruar se nuk bëhej fjalë me një bursë, por një skemë piramidale.

Ai thotë se qytetarët nuk po mund të marrin dot paratë e tyre për shkak të bllokimit të krijuar nga platforma në fjalë. Deputeti apelon qytetarët që të denoncojnë grabitjen te autoritetet shqiptare, në mënyrë që të zgjerohet hetimi me ato të huaja dhe të gjurmohet se kush qëndron pas tyre.

“Denonconi pranë autroriteteve shqiptare këtë grabitje të parave tuaja. aduhet ta bëni këtë si csdo qytetar evropianë, e kanë bërë për call centerat e famshëm që nëpërmjet Forex kanë grabitur qytetarë evropiane me bazë në Shqipëri bëjeni tani që autoritetet me ato ndërkombëtare të zgjeriojnë hetimet dhe të zbulojnë se kush është pas tyre.”, thotë deputeti.

Braçe thotë se këto platforma mashtrimi nuk kanë asnjë lidhje me shtetin shqiptar, nuk janë të licensuar këtu, dhe se veprojnë fiktivisht.

“Këto emra që funksionojnë online nuk kanë lidhje me shtetin shqiptar, nuk janë të licensuar këtu. Kanë veprimtari fiktive me sinjalet e blerjes që ju dërgojnë. Janë mashtrime për t’ju grabitur para.”, tha ai.

Më 28 gusht, policia nisi hetimet për këtë platformë të dyshimtë, përmes së cilës iu kërkohet qytetarëve që të investojnë shuma të mëdha parash, me premtimin se do të kenë fitime të menjëhershme. Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike tha se platforma prezantohet për investime në kriptovaluta, por mbart tiparet e një skeme mashtruese digjitale. Ajo nuk është e regjistruar apo licencuar në Shqipëri dhe si e tillë operon jashtë çdo kuadri ligjor kombëtar.

Reagimi i plotë i Braçes:

5 DITË – 120 ORË NGA DITA KUR XUEX BLLOKOI TËRHEQJEN E PARAVE NGA PIRAMIDA;
5 DITË – 120 ORË NGA PREMTIMI I LEO SMITH PËR TË NDËRTUAR NJË BLOK-PROGRAM (sic shkruante) TË RI QË DO T’JU MUNDËSONTE TËRHEQJEN E PARAVE!

ASGJË NUK KA NDODHUR!

JU KENI 5 DITË PA MUNDËSINË PËR TË TËRHEQUR PARATË TUAJA!
U kisha paralajmëruar për këtë, PIRAMIDAT KËSHTU VEPROJNË, ja ku jemi tani!
Për të gjithë ata që më shkruajnë e më pyesin: “A do na lejoni të marrim paratë tona e pastaj mbyllini?”, dua të them:

AS UNË E AS KUSH TJETËR NUK UA MUNDËSON KËTË!
UA THOTË LEO SMITHI VETË NË MESAZHET NË GRUPIN E TELEGRAMIT – VETËM AI, GRUPI I TIJ EG, PLATFORMA E TIJ XUEX, JOANA, NË BASHKËPUNIM ME AGJENTËT TUAJ,
KANË KËTË MUNDËSI!
JANË ATA ZOTËRUESIT E PLATFORMËS-PIRAMIDË DHE PARAVE TUAJA, ASKUSH TJETËR!
Ndërkohë, nëse doni një këshillë nga unë:
DENONCONI PRANË AUTORITETEVE GRABITJEN E PARAVE TUAJA, SIÇ QYTETARËT EVROPIANË BËNË PRANË AUTORITETEVE TË TYRE PËR CALL CENTER-AT ME BAZË NË SHQIPËRI QË I GRABISNIN;
BËJENI QË AUTORITETET SHQIPTARE NË BASHKËPUNIM ME ATO NDËRKOMBËTARE TË NDJEKIN ZOTËRUESIT E PIRAMIDAVE!

Asgjë tjetër nuk ka mbetur më për t’u bërë!
PARATË TUAJA I KA DHE I KA BLLOKUAR, GRABITUR LEO SMITH – XUEX NË KËTË RAST, TXEX MË PARË, GROKR ETJ.!