Ballina Sport Juventusi do të nënshkruajë deri në vitin 2030 me mesfushorin

Juventusi do të nënshkruajë deri në vitin 2030 me mesfushorin

18
0

Juventusi ka gati kontratën e rinovimit për mesfushorin turk, Kenan Yildiz, një ndër preferencat e vetë trajnerit Igor TUDOR.

Mediet në Itali shkruajnë se marrëveshje është e vlefshme derië vitin 2030, që përfshin pagë më të lartë dhe bonuse deri në 6 milionë euro

Juventusi i ka mbyllur derën çdo përpjekjeje për transferimin e mesfushorit turk Kenan Yildiz këtë merkato vere, duke refuzuar prerazi ofertat e ardhura nga klube të mëdha europiane, mes tyre Arsenali dhe Chelsea.

Mediat italiane raportojnë se “Zonja e Vjetër” e ka gati kontratën e rinovimit dhe pritet ta zyrtarizojë sapo agjenti i lojtarit të kthehet në Torino.

Sipas Tuttosport, marrëveshja do të vlejë deri në vitin 2030, me një rritje page prej 1.5 milionë euro neto nga aktualja, plus bonuse që mund ta çojnë shifrën deri në 6 milionë euro.

Me këto kushte, Yildiz do të renditet mes lojtarëve më të paguar të Juventusit, menjëherë pas Vlahovic, në të njëjtin nivel me Bremer dhe David.

Yildiz shihet si gurthemeli i së ardhmes së bardhezinjve dhe një nga preferencat kryesore të trajnerit Igor Tudor.

Ndërkohë, qëndrimi i sulmuesit Dusan Vlahovic te Juventusi konsiderohet surprizë, pasi ishte diskutuar një rikthim i Kolo Muanit në vend të tij. Këtë javë, klubi bardhezi zyrtarizoi gjithashtu edhe kontratën me sulmuesin kosovar Edon Zhegrova