Ballina Politika Kreu i SPAK vizitë në SHBA, Berisha: Nuk kam dijeni! Altin Troplini...

Kreu i SPAK vizitë në SHBA, Berisha: Nuk kam dijeni! Altin Troplini njoftoi Elvis Doçin i njohur si Visi i Pojës

28
0

Kreu i SPAK Altin Dumani ndodhet në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një vizitë zyrtare, mirëpo kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaron se nuk ka dijeni, dhe për më tepër, nuk ka parë as edhe njoftim zyrtar për këtë vizitë. Deklarata e Berishës vjen pas një pyetje në konferencën e përditshme, e cila mbahet në selinë blu.

“Nuk kam asnjë dijeni se kë ka takuar dhe kë nuk ka takuar”-deklaron Berisha, më tej shton se “Dumani, me njoftimin që i bëri Elvis Doçit, ai nuk quhet më Altin Dumani, por quhet Altin Troplini. Nuk kam dijeni, nuk kam parë një komunikatë për takimin”. Sulmet e Berishës ndaj Dumanit vijnë pas një aksioni të SPAK në banesën e Elvis Doçit i njohur si Visi i Pojës, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare dhe ndërkombëtarisht. Në banesën e Doçit u zhvilluan kontrolle nga SPAK ku ju sekuestruan rreth 3 milionë euro cash në banesë. I njohur edhe si nipi i Xhevdet Troplinit, i cili arriti ti shpëtonte prangave të policisë, ndërsa akuzohet për vepra penale të rënda në fushën e narkotikëve.