Ballina Aktualitet Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina bllokojnë pjeshkët nga Shqipëria, ja arsyeja

Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina bllokojnë pjeshkët nga Shqipëria, ja arsyeja

18
0

Një tjetër skandal shfaqet në horizont me produktet ushqimore shqiptare. Sipas disa informacioneve nga Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina, pjeshkët nga Shqipëria kanë rezultuar me përmbajtje të ndaluar pesticidi.

Rasti është kapur fillimisht nga autoritetet e Bashkimit Europian për Sigurinë Ushqimore, gjatë kontrollit në kufirin e Kroacisë, si vend anëtar i BE-së.

Kontrolli i ushtruar ndaj pjeshkëve nga Shqipëria, që po hynin në tregun europian përmes Kroacisë, ka zbuluar se këto fruta ishin me përmbajtje të lartë të hekurit.

Origjina e këtyre pjeshkëve me pesticide është Shqipëria, siç njoftohet nga agjencia RASFF e BE-së.

Ndërkohë, një tjetër ngarkesë me pjeshkë nga Shqipëria është bllokuar në tregun e Bosnje-Hercegovinës, me përmbajtje pesticidesh.

Sipas mediave boshnjake, ngarkesë me pjeshkë nga Shqipëria kishte përmbajtje të lartë të substancës “klorpirifos”, një pesticid i ndaluar. Përdorimi i tyre përbën rrezik për shëndetin, sidomos për fëmijët.

Mediat boshnjake përmendin edhe emrin e një kompanie shqiptare që eksporton pjeshkë dhe produkte të tjera ushqimore drejt Bosnje-Hercegovinës.

(Foto: Artikulli i mediave boshnjave për pjeshkët shqiptare me pesticide)

Drejtuesit e kompanisë shqiptare i vendosën në dispozicion redaksisë tonë edhe rezultatet e analizës laboratorike të autoriteteve boshnjake që kishin kryer në ngarkesën me frutat e kompanisë në fjalë. Këto rezultate rezultuan brenda normave për nga ngarkesën me pjeshka të kompanisë shqiptare në fjalë.

(Foto: Rezultati i analizave boshnjake për pjeshkët e eksportuara nga kompania shqiptare)

 

Nuk dihet nëse ngarkesa me pjeshkë që përmban pesticide dhe nivel të lartë hekuri të kapura në Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë janë dërguar nga e njëjta kompani apo janë dy raste të ndryshme.
Megjithatë, verifikimet për këto raste vijojnë, teksa redaksia jonë po e ndjek nga afër.

Ndërkohë, autoritetet shqiptare nuk kanë bërë asnjë njoftim për pjeshkët që përmbajnë pesticide helmuese.

Kujtojmë se disa javë më parë, Kroacia bllokoi dhe ktheu mbrapsht mandarinat shqiptare për shkak se kishin përmbajtje pesticidesh.