Ballina Kronika Lëvizte me armë në brez, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë! E pëson edhe...

Lëvizte me armë në brez, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë! E pëson edhe shoku

20
0

Policia e Tiranës ka arrestuar një 30-vjeçar, i cili lëvizte i armatosur me pistoletë të mbushur gati për qitje.

Ai rezulton i dënuar edhe më parë për armëmbajtje pa leje dhe për vjedhje me dhunë. Po ashtu u vu në pranga dhe shoku i tij, për moskallëzim krimi.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Again”.

Lëvizte i armatosur me pistoletë me fishek në fole, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 30-vjeçari, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për vjedhje me dhunë.

Vihet në pranga dhe shoku i tij, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohet pistoleta me municion luftarak.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara për një shtetas që lëvizte i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Again”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë në rrugën “Ibrahim Rugova”, shtetasin S. S., duke lëvizur me këmbë, me 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, që e mbante në brez. Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit: S. S., 30 vjeç, banues në Tiranë, me precendent të theksuar penal dhe E. T., 35 vjeç, i cili shoqëronte 30-vjeçarin.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.