Ballina Ekonomia Malaj: Rritje me 382 milionë euro të ardhurat në buxhet gjatë 7-mujorit

Malaj: Rritje me 382 milionë euro të ardhurat në buxhet gjatë 7-mujorit

16
0

Ministri i Financave, Petrit Malaj bëri të ditur sot se të ardhurat e mbledhura në buxhet nga tatimet, doganat dhe kontributet, gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti, arritën rreth 4 miliardë euro, ose 382 milionë euro më shumë, në krahasim me janar-korrik 2024.

Malaj bëri të ditur se të ardhurat nga Administrata Tatimore arritën në 1,5 miliardë euro, ose 204,6 milionë euro më të larta gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërsa nga Administrata Doganore gjatë kësaj periudhe u mblodhën në buxhet 1,4 miliardë euro ose 57,9 milionë euro më shumë se në 7-mujorin e 2024-ës.

Për të njëjtën periudhë të ardhurat nga kontributet rezultojnë 1,1 miliardë euro ose 120,2 milionë euro më shumë se në 7-mujorin e 2024-ës.

Nga ana tjetër qarkullimi i biznesit llogaritet me një rritje prej 620 milionë eurosh krahasuar me janar-korrik të vitit që lamë pas.