Ballina Aktualitet Mandati i Olta Zaçajt në Kushtetuese, ja kush janë kandidatët e kualifikuar....

Mandati i Olta Zaçajt në Kushtetuese, ja kush janë kandidatët e kualifikuar. Nesër mblidhet KED për Denar Bibën

3
0

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të mblidhet nesër për të vijuar me vlerësimin e kandidaturës së Denar Bibës për anëtar të Gjykatës Kushtetuese për vendin që mbetet vakant nga mbarimi i mandatit të Olta Zaçes.

Deri më tani janë kualifikuar kandidatët Asim Vokshi, Alban Toro, Florjan Ballhysa, Naureda Llagami, Genta Tafa dhe Alma Faskaj.

Kandidatët e tjerë janë skualifikuar.

Vakanca u shpall nga Gjykata e Lartë pavarësisht kundërshtive që pati nga kryegjyqtarja kushtetuese Zaçaj, e cila pretendonte se mandati i përfundon në 2028 dhe jo 2025.

Ndërsa vakanca për zëvendësimin e anëtares tjetër Sonila Bejtja nuk është shpallur ende nga Presidenti i Republikës.