Ballina Politika “O Sali o hero, ty partia nuk të do”, shpërthen Flutura Açka:...

“O Sali o hero, ty partia nuk të do”, shpërthen Flutura Açka: U kam thënë deputetëve të PD-së që duhet bërë një..

11
0

E ftuar në  një emision televiziv Flutura Açka foli për përvojën e saj në zgjedhjet e vitit 2021 dhe mënyrën si funksionon Partia Demokratike.

Ajo tha se në atë kohë nuk kishte njohuri për mënyrën e organizimit të fushatave elektorale:

“Në 2021-shin unë nuk njihja fare parti. Nuk e dija si funksiononte. Çdo gjë kishte mbaruar, unë nuk dija asgjë, as shtab, asgjë.”

Açka tregoi se kishte kërkuar që PD-ja të hartonte një manual për kandidatët, por kërkesa e saj u prit me habi nga kolegët:

“U kam thënë deputetëve të PD-së që duhet bërë një manual se si funksionon në fushatë një kandidat për deputet, sepse njeriu nuk e di. Por kur u thashë, ata hapën sytë: ‘Ç’është ky manual, bëj shtab,’ thanë. Po çfarë është ky shtab, unë kam ardhur te partia. Partia e di.”