Ballina Sport Ofertë zyrtare për Muçin, klubi kërkon të bashkojë dy sulmuesit e Kombëtares

Ofertë zyrtare për Muçin, klubi kërkon të bashkojë dy sulmuesit e Kombëtares

13
0

Ernest Muçi mund të huazohet nga Beshiktashi te Rubin Kazan. Klubi rus kërkon në ekip një tjetër sulmues të Kombëtares, pas Mirlind Dakut.

Në Rusi janë treguar disa detaje. Muçit i ofrohet paga 74 mijë euro në muaj, ndërsa në huazim mund të përfshihet edhe mundësia e blerjes së kartonit.

Minutat nuk kanë qenë të shumta për Muçin te Beshiktashi. I kushtëzuar edhe nga dëmtimet në klubin turk, huazimi mund të shikohet si mundësi për më tepër hapësirë.

Lëvizjet e fundit gjithmonë kanë qenë surprizuesë. Kujtojmë se e tillë ishte edhe transferimi i Muçit nga Legia te Beshiktashi.