Ballina Lifestyle Pink zbulon se u infektua me E. Coli gjatë pushimeve

Pink zbulon se u infektua me E. Coli gjatë pushimeve

19
0

Pink ka njoftuar se është infektuar me E.Coli.

Këngëtarja zbuloi lajmin përmes një postimi në Instagram gjatë fundjavës pas pushimeve të fundit.

“Kur shkon me pushime dhe infektohesh me E.Coli e cila vendos të hyjë në zorrët tua, ti e vret atë me miqtë dhe verën e kuqe, dhe një përzierje të vitaminës”.

Nëse nuk e dini, E. Coli (Escherichia coli) është një bakter që mund të “gjendet në shumë vende, duke përfshirë mjedisin, ushqimet, ujin dhe zorrët e njerëzve dhe kafshëve”.

Shumica janë të padëmshme, por disa mund t’i sëmurin njerëzit “me diarre, infeksione të traktit urinar, pneumoni, sepsë dhe sëmundje të tjera.