Ballina Politika PS mbledh Asamblenë Kombëtare më 11 shtator, zbardhet axhenda

PS mbledh Asamblenë Kombëtare më 11 shtator, zbardhet axhenda

25
0

Më 11 shtator do të mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste, ku pritet të prezantohet qeveria e re Rama 4 pas fitores në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, ka bërë me dije se takimi do të mbahet në orën 09:30, tek kompleksi “Xibraku”.

AXHENDA:

1.Hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës
2.Fjala e kryetarit të PS Edi RAMA
3.Mendime, pyetje dhe diskutime
4.Të ndryshme

“Mbështetur në Statutin e PS, neni 37, pika 5, ju njoftojmë se më datën 11.09.2025, ora 09:30, tek kompleksi “Xibraku” do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste me këtë rend dite:

Hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës

Fjala e kryetarit të PS, Edi RAMA

Mendime, pyetje dhe diskutime

Të ndryshme

Pjesëmarrja juaj është e domosdoshme për vijimin e punimeve të Asamblesë”, thuhet në mesazhin e Klosit drejtuar anëtarëve të Asamblesë.