Një incident është shënuar këtë të mërkurë në Krujë, ku dy të rinj, të moshave 17 dhe 18 vjeç, kanë qëlluar me armë në drejtim të një 25-vjeçari.
Arsyet e kësaj ngjarje nuk janë ende të qarta, ndërsa autoritetet janë shpallur në kërkim dy djemtë. Sakaq, hetimet po vijojnë për verifikimin e plotë dhe zbardhjen e rastit të fjalë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë shpallën në kërkim 2 shtetas të moshave 17 vjeç dhe 18 vjeç, pasi ka kallëzuar një 27-vjeçar, se për motive të dobëta, kanë qëlluar në drejtim të tij, me armë zjarri, por pa shkaktuar dëmtime. Punohet për kapjen e 2 shtetasve, si dhe për verifikimin e kallëzimit dhe rrethanave të tjera të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.