Ballina Aktualitet Rama: Vëzhgimi i shpendëve, atraksion turistik gjithnjë e më i dashur

Rama: Vëzhgimi i shpendëve, atraksion turistik gjithnjë e më i dashur

21
0

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga zonat e mbrojtura, duke vlerësuar bukurinë e biodiversitetit që ofrojnë ato.

“Buqetë pamjesh nga shpendët e ujit, protagonistë të vallëzimeve të bukura të natyrës, teksa vëzhgimi i shpendëve po bëhet një prej aktiviteteve më të dashura të turizmit të zonave të mbrojtura”, shkruan Rama.

Shqipëria ka rritur ndjeshëm vitet e fundit numrin e vizitorëve në zonat e mbrojtura.

Ku turizmi natyror dhe veçanërisht vëzhgimi i shpendëve po kthehet në një atraksion të veçantë për turistët vendas e të huaj.